Bajern Mynih po kalon një javë të tmerrshme. Bavarezët janë mundur 5-1 nga Eintraht Frankfurt, në një leksion të mirëfilltë futbolli dhe sikur të mos mjaftonte kjo, tashmë lojtarët e skuadrës janë bërë viktima të një “sulmi pornografik” në rrjetet sociale.
Po të kontrollosh profilet e disa prej yjeve të ekipit bavarez, do të shohësh se te pjesa “tagg”, ku shfaqen postimet në të cilat janë etiketuar lojtarët, shfaqen shumë foto postimesh që çojnë në faqe pornografike.
Manuel Nojer, Xhoshua Kimish, Sven Ulraih, Tomas Myler, Herri Kejn apo Nusair Mazraui, janë të gjithë të përfshirë nga ky sulm i cili kryhet nga të ashtëquajturit spam-bot të cilët etiketojnë persona të njohur në postimet e tyre për t’i shpërndarë sa më shumë në rrjetet sociale.
PANORAMASPORT.AL