Tuesday, 7. April 2026
Sport

FOTO/ Tifozët japin spektakël me koreografi tallëse para derbit në “San Siro”, në tribuna shfaqen palaço dhe minj

GS 16/09/2023 1 Min. Lesezeit

Derbi i Milanos është gjithmonë një shfaqje spektakolare, në fushën e lojës por edhe në tribuna, mes dy tifozerive të zjarrta të cilat e përjetojnë me shumë entuziazëm këtë sfidë. Dhe si gjithmonë në derbi, as sot nuk kanë munguar parullat spektakolare para fillimit të sfidës, të cilat si gjithmonë në epiqendër kanë talljet.

Collage Maker-16-Sep-2023-06-41-PM-58

Nga njëra anë, tifozët e Milanit shpalosën një koreografi ku shkruhej “Cirku Internacionale”, teksa shfaqeshin edhe kloun e kafshë, teksa në krah kishte flamurin turk dhe logon e Ligës së Kampioneve. Referenca ishte e qartë për finalen e Ligës së Kampioneve të humbur nga zikaltrit që nuk kanë të njëjtin sukses në arenën ndërkombëtare si kuqezinjtë.

bandicam 2023-09-16 17-53-23-974

bandicam 2023-09-16 17-56-42-409

Ndërkohë, tifozët e Interit u përgjigjën me një koreografi tjetër shumë domethënëse, ku shfaqej një mi i madh. “Keni dalë nga kanali”, shkruhej poshtë tij, duke i kujtuar vitin e errët që kaloi skuadra kuqezi pasi fitoi titullin kampion.

bandicam 2023-09-16 17-56-22-874 bandicam 2023-09-16 17-56-21-928

PANORAMASPORT.AL

Teilen: