Incidente janë shënuar edhe gjatë protestës së sotme (25 tetor) në Tiranë, ku protestuesit janë përplasur fizikisht me policinë dhe kanë hedhur vazhdimisht gurë në drejtim të efektivëve.
Disa protestues, të maskuar, kanë sulmuar gjithashtu biznese private, të vendosura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Forcat e Policisë u kanë bërë disa herë thirrje protestuesve të distancohen nga aktet e dhunës, por një pjesë e tyre kanë vijuar të godasin me gurë në drejtim të efektivëve.
Në përgjigje të situatës së tensionuar, policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës, ndërsa ka shoqëruar disa prej protestuesve.
/rtsh.al/
Teilen: