“Zlatan Ibrahimoviç është njëri prej modeleve të mi, ndoshta edhe për shkak të mbiemrit të njëjtë. Nuk e kam takuar kurrë Zlatanin.
Do më pëlqente ta takoja dhe t’ia zgjasja dorën. Ndoshta ndodh kundër Milanit. Gjithnjë nëse trajneri vendos të më marrë dhe të ma japë rastin”, deklaroi talenti shqiptar, Arijon Ibrahimoviç gjatë transferimit në Serinë A te Frozinone.
Dhe duket se ëndrra e tij u bë realitet. 18-vjeçari takoi Zllatan Ibrahimoviçin, pas duelit Frozinone-Milan që përfundoi me shifrat 2-3 për kuqezinjtë.
“Kënaqësi që u njohëm, legjendë”, shkroi Arijoni në foton e postuar në “Instagram” me legjendën suedeze.
PANORAMASPORT.AL