Nesër do të luhet finalja e madhe e Ligës së Kampioneve mes Mançester Sitit dhe Interit. Ky takim është planifikuar të zhvillohet në qytetin e Stambollit në Turqi, teksa përgatitjet për finalen janë drejt fundit.
Stambolli është veshur me ngjyrat e dy skuadrave, të cilat nga dita e djeshme kanë mbërritur në Turqi. Nëpër rrugët e qytetit, shihen flamuj të skuadrave e shumë dyqane që shesin artikuj me logot e tyre. Nëpër sheshet kryesore, UEFA ka organizuar lojëra nga më të ndryshmet te cilat lidhen me futbollin dhe kompeticionin.
Në “Taksim Square” është vënë një trofe i madh i Championsit, teksa tifozët e pranishëm kanë pasur mundësinë që të bëjnë edhe foto me trofeun zyrtar, të cilin UEFA e vendosi në një nga sheshet për disa orë, para se të transportohej për në stadiumin olimpik “Ataturk”.
Taksim Square 🏆#UCLfinal pic.twitter.com/cmHDopCIPz
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) June 8, 2023
PANORAMASPORT.AL