• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Fraiburgu do na nxijë”, Tuhel beson te aftësitë e “plakushit” Myler: Ende i rëndësishëm

08/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barazimi me Lajpcigun fundjavën e shkuar bëri që kampionët e Bajernit të bien nga “froni” i kryesuesit, teksa Bajer Leverkusen qëndron i vetëm me 16 pikë pas 6 raundesh, 2 me tepër se bavarezët. Edhe pse të besuarit e Tomas Tuhel ende nuk e kanë shijuar humbjen në sezonin aktual, forma e dëshmuar në javët e fundit mes oshilacionev i ka rritur disi dozat e kritikave.

tuhel myler

Fraiburgu është ngarkuar me misionin e vështirë në letër, ndaljen e Bajernit, ndonëse kampet vijnë me rezultate të ndryshme. Në prag të duelit të nesërm, ka dalë në zonën e prononcimeve tekniku i gjigantëve nga Mynihu, i cili ka analizuar pika thelbësore mbi ekipin dhe personazhet që vërtiten rreth tyre, si rasti i Boatengut.

RIVALI- “Është fakt se ne e humbëm duelin karshi Fraiburgut në Kupë sezonin e shkuar, por pas disa ditësh i mposhtëm në kampionat. Mbetet gjithmonë e vështirë të luash ndaj tyre. I bindur se nesër ata kanë për të na nxirë jetën. Parashikoj se miqtë do të luajnë me forca të shumta në prapavijë dhe do të presin me durimin çastin e duhur për të kundërsulmuar”, pohoi i bindur Tuhel.

ROLI I MYLERIT- “Tomas është një lojtar i vjetër në moshë, por ka ditur të mbajë nivel të lartë. Përfundon shumë duele dhe loja e tij është bërë më e shpejtë se zakonisht së fundmi. Ne kemi ende nevojë për të, sepse ai ka aftësi të jashtëzakonshme. Nuk e kam vendosur, por mund të jetë në fushë që nga minuta e parë”. FORMACIONI-“Matajs de Ligt s’ndodhet në gjendje të mirë fizike dhe do të mungojë në prapavijë. Upameknao e Kim do ta nisin nga minuta e parë në qendër. Pjesa tjetër është gati, me përjashtim të Nojerit, Gnabrit dhe të lartpërmendurit De Ligt”.

NOMINIMET TE GJERMANIA- “Detyrë e Nagelsmanit. Ai ka idetë e tij dhe varet se kush lojtar i përqaset filozofisë aplikuese. Sevn Ularish dhuroi paraqitje heroike në transfertën e vështirë kundër Kopenhagenit. Me vjen mirë që e kam këtu në Mynih, po mund të ishte pa problem edhe në teste e kombëtares, krahas rendimentit të treguar”, vijoi me ngacmime indirekte trajneri i Bajernit pas publikimit të listës nga “pancerat”, e ku rezultoi se Sven Ulraish nuk gjendej në të.

KRITIKAT NDAJ OR GANIZATORËVE – “Personalisht më duket e pakuptimtë dhe jashtë logjike që vendi organizator i një turne madhore t’i luajë ndeshjet përgatitore në transfertë të largët, rasti konkret i zhvendosjes në SHBA. Sigurisht s’është gjë e mirë për ekipin. Ne kemi numër të konsiderueshëm futbollistësh që aktivizohen me kombëtaren vendëse dhe ky itinerar i ngarkuar ta bën punën akoma më të vështirë”. Situata e Komanit-“Kingsli është stërvitur mirë dhe ka qasjen e duhur. Ne i njohim vlerat e tij. E dukshëm se mbetet disi mbrapa në përfshirjen e golave. Kjo e mërzit edhe atë vetë, megjithatë kohët e fundit ka marrë edhe role më pak ofensive. Ai mbulon çdo detyrë që i kërkohet me përulësi dhe kjo meriton respekt”, shtoi 50-vjeçari gjerman.

RIKTHIMI I BOATENGUT- “Kam dëgjuar orët e fundit se bordi i ka thënë jo afrimit të Boateng në ekip sipas aludimeve mediatike. Më vjen keq ta pohoj, por Zherëmi Boateng nuk do të jetë pjesa e jona. E ftuam në provë, pasi është element me përvojë dhe e njeh ambientin. Situata emergjente në prapavijë na bëri të ndodhemi në këtë rrethanë”, përfundoi Tuhel.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Derbi i javës në Angli: Arsenal – Man City, statistikat dhe parashikimi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.