Ajo mes Italisë dhe Francës nuk është kurrë një sfidë si të tjerat dhe Didier Deschamps e di mirë këtë. Ajo në “San Siro”, në ditën e fundit të grupit 2 të Ligës së Kombeve, është i rëndësishëm për renditjen, ku Azzurri-t dhe Bleus-t garojnë për vendin e parë.
Por djemtë e Spallettit kanë avantazhin e përballjes direkte dhe diferencës së golave në anën e tyre dhe vetëm një humbje e qartë (0-4) do i largonte nga vendi i parë.
Një udhëtim që transalpinët do të tentojnë ta realizojnë, siç nënvizoi trajneri francez në konferencë: “Në renditjen e FIFA-s jemi të dytët, jemi gjysmëfinalistë të Kampionatit Europian. Në Ligën e Kombeve vendosa të luanin lojtarët më të rinj dhe sigurisht që nuk shkoi ashtu siç shpresonim”.
“Por ne jemi këtu, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme dhe edhe nëse jemi të kualifikuar e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Do të ketë disa ndryshime në formacion, më duhet të shoh disa lojtarë”.