Sunday, 22. March 2026
Sport

Franca fiton lehtësisht ndaj Italisë, kualifikohet në finale të Lojërave Olimpike

GS 08/08/2024 1 Min. Lesezeit

Franca në volejboll është kualifikuar në finale të Lojërave Olimpike.

Francezët triumfuan ndaj Italisë në gjysmëfinale me rezultat të pastër 3:0.

25:20 ishte epilogu i setit të parë, kurse në dy tjerët Franca fitoi me shifrat e njëjta 25:21 për t’u kualifikuar tutje.

E në finale, Franca do të përballet me Poloninë, që para pak orësh fituan 3:2 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një ndeshje spektakolare.

Finalja zhvillohet të shtunën, kurse dueli për vendin e tretë mes Italisë dhe ShBA-së luhet një ditë më herët.

Teilen: