Finalja midis Chelseat dhe PSG-së përfundoi mes polemikave. Në fishkëllimën e fundit, Luis Enrique humbi durimin dhe shtyu Joao Pedron, i cili ra në fushë.
Mediat franceze e evidentuan si një “gjest të neveritshëm”, ndërsa një pjesë tjetër po nxjerrin në pah ekzagjerimin e sulmuesit të Chelsea.
Në një konferencë për shtyp, trajneri i PSG-së u përpoq të shpjegojë: “Shkova t’i ndaja lojtarët, por tensioni ishte shumë i lartë”.
Nëse zbatohen rregulloret e FIFA-s dhe Kodi Disiplinor përkatës, Luis Enrique rrezikon një pezullim prej tre ndeshjesh.