Wednesday, 13. May 2026
Sport

Franca mposht Gjermaninë në basketboll, synon medaljen e artë

GS 09/08/2024 1 Min. Lesezeit

Organizatorët e Lojrave Olimpike, Franca, është kualifikuar për në finalen e madhe të basketbollit.

Francezët kanë triumfuar ndaj skudarës pretedente të Lojrave Olimpike, siç ishte kombëtarja gjermane.

Ndeshja u fitua nga francezët me 73-69, në një sfidë spektakolare, plot emocione dhe ritëm. Pas rezultatit 25-18 në favor të gjermanëve në periodën e parë, erdhi përmbysja në vijim, me rezultatet 15-8 dhe 23-17.

Franca synon medaljen e artë, pas një ecurie mjaft pozitive. Lojërat Olimpike kanë filluar me 26 korrik dhe do të mbyllen me 11 gusht.

Teilen: