Friday, 26. June 2026
Futboll

Franca nuk fal as ndaj Norvegjisë, Dembele i jashtëzakonshëm në pjesën e parë (video)

GS 26/06/2026 2 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e fundit të grupit I. Në Massachusetts, Franca dhe Norvegjia dhuruan spektakël në pjesën e parë, me 4 gola të shënuar në total, ku protagonisti kryesor ishte Ousmane Dembele me një tregolësh.

Franca e nisi vrullshëm takimin duke shënuar dy gola të shpejtë me Ousman Dembele, pikërisht në momentin që ai ka marrë më së shumti kritika. Në minutën e 7-të, pas një topi të marrë nga Kylian Mbappe, Dembele vepron bukur brenda zonës dhe dërgon topin në rrjetë.

Në minutën e 20-të, Dembele tregoi gjithë klasin e tij duke shënuar një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme nga distanca, sërish pas asistit të Mbappe.

Reagimi i norvegjezëve ishte i menjëhershëm, duke ngushtuar shifrat me golin e Thelo Aasgaard, në minutën e 21-të. Në minutën e 32-të, Dembele kompleton tregolëshin e tij me një goditje të bukur me të majtën.

SHIKOGOLAT

Në sfidën tjetër, Senegali po udhëheq 1-0 ndaj Irakut. Afrikanët kanë gjetur avantazhin që në minutën e 4-të me Habib Diarra. Gjërat vështirësohen akoma edhe më shumë për Irakun, pasi mbetet me 10 lojtarë që nga minuta e 10-të. Rebin Sulaka ndëshkohet me karton të kuq, pas faullit ndaj lojtarit të fundit të kundërshtarëve, Sadio Mane.

SHIKOGOLAT

Teilen: