Franca, Portugalia e Belgjika kanë arritur fitore, duke siguruar kulafikimin në Euro 2024.
Portugal, France and Belgium are 𝐐𝐔𝐀𝐋𝐈𝐅𝐈𝐄𝐃 for EURO 2024 ✅ pic.twitter.com/TPtF7anGRe
— 433 (@433) October 13, 2023
Franca ka mposhtur Holandën në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian.
Franca fitoi me rezultat 2:1, përcjell lajmi.net.
Heroi i francezëve ishte Kylian Mbappe që shënoi dy gola për t’ia siguruar fitoren e radhës.
Fillimisht Mbappe finalizoi një lëvizje të mirë ekipore në minutën e shtatë.
Derisa, ylli i Paris Saint-Germain shënoi një euro gol në minutën e 53-të.
Mbappe ka kaluar Michel Platinit në listën e golashënuesve të Francës.
Quilindschy Hartman e ngushtoi epërsinë e mysafireve, por s’ishte e mjaftueshme për të shmangur humbjen.
Mbappe pati rast ta kompletonte hat-trickun, por u ndal nga traversa.
Franca kryeson Grupin B, i ndjekur nga Greqia që mposhti Irlandën, derisa Holanda është në vendin e tretë.
Portugalia ka mposhtur Sllovakinë me rezultat 3:2, në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian.
Goncalo Ramos e zhbllokoi rezultatin, derisa Cristiano Ronaldo nuk gaboi nga pika e bardh për 2:0.
David Hancko ngushtoi epërsinë në 2:1, por ishte përsëri Ronaldo që gjeti golin për t’ia rikthyer epërsinë prej dy golave Portugalisë.
Stanislav Lobotka bëri gjërat interesante në fund të ndeshjes, por nuk arriti ta ndryshonte rezultatin.
Nga ana tjetër Belgjika ka mposhtur Austrinë me rezultat 3:2.
Golat u shënuan nga Dodi Lukebakio dhe Romelu Lukaku për Belgjikën, derisa për Austrinë shënuan Konrad Laimer dhe Marcel Sabitzer. /Lajmi.net/