• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania në raundin e dytë

15/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania janë të kualifikuarat e radhës për në raundin e dytë të Kampionatit Botëror të moshës deri në 17 vjeç, i cili po zhvillohet në Indonezi.

Francës i ka mjaftuar goli i Amugu për të shënuar fitoren e dytë në grup, ndërsa ka mundur minimalisht 1-0 Korenë e Jugut. Kurse amerikanët, kjo në përballjen me Burkina-Fason, kanë shfrytëzuar fundin e pjesës së parë, teksa kanë shënuar dy herë me Figueroan dhe Bershimas. Goli i Diarra në fundin e lojës ka vlejtur për statistikë.

Gjermania nuk e ka patur problem duelin me Zelandën e Re, ndërsa ka fituar 3-1. Bruner shënon në fundin e pjesës së parë e më pas thellon Moersted dhe Jalçinkaja. Uatson ka shënuar golin në minutën e parë shtesë dhe 3-1.

Sfidë shumë interesante Meksikë – Venezuelë, e cila ka fiksuar barazimin 2-2. Shënon Çikero në të 6’ dhe meksikanët përmbysin në pesë minuta me Karilin dhe Ortiz. Por barazon Profeta dhe përfundimisht 2-2.

Tanimë nisin ndeshjet e treta në grupe, të cilat të shtunën do të zyrtarizojnë të kualifikuarat për në raundin e 1/8 të finaleve, që nisin të hënën e 20 nëntorit. Kampionati Botëror përfundon më 2 dhjetor.

Next Post

Bennacer rikthehet në stërvitje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.