Megjithëse të kualifikuara të dyja për në fazën çerekfinale të ligës së kombeve, Italia dhe Franca i dhanë jetë një ndeshje shumë të bukur në San Siro.
Buzëqeshën në fund francezët të cilët fituan 3 me 1 duke u hakmarrë për humbjen me të njëjtat shifra në ndeshjen e parë por jo vetëm kaq.
Gjelat i morën vendin e parë Italisë në saj të golavarazhit më të mirë.
Zhgënjim për axuerrët të cilët shpresonin të shmangnin një short ferri në çerekfinalet e muajit mars të vitit tjetër kundër Spanjës, Portugalisë apo Gjermanisë. Në Milano, miqtë kaluan shpejt në avantazh me anë të Rabio.
Barela provoi të barazonte pak çaste me vonë, por nga ana tjetër atë që se bën vendasit e realizuan miqtë në minutën e 33 ku përmes një ekzekutimi perfekt nga goditja e dënimit, ishte edhe devijimi final i portierit Vikaro që dha avantazhin e dyfishtë francez.
3 minuta më vonë Italia u kthye në lojë kur Kambiazo shënoi në fund të një aksioni të bukur.
Mirëpo me gjithë lojën e mirë të skuadrës së Spaletit ishte sërish Rabio me kokë për të dytën herë që dënoi të zotët e shtëpisë.
Në ndeshjen tjetër të fundit të grupit Reali befasoi 1 me 0 Belgjikën, por këta të fundit i shpëtuan rënies një kategori më poshtë vetëm në sajë të golavarazhit.
Spektakolare Anglia në grupin B2. “Tre Luanët” fituan me goleadë 5 me 0 derbin ishullor kundër Irlandës duke e mbyllur grupin të parët me pikë të njëjta me Greqinë 15 por me golavarazh shumë më të mirë, çka do të thotë rikthim në ligën A.
Ndeshja ndryshoi në nisje të pjesës së dytë kur irlandezët mbeten me 10 lojtarë dhe kjo ia bërë të lehtë Anglisë e cila shënoi plot pesë herë deri në fund me anë të Kane, Gordon, Galager, Bouen dhe Harud bellis.
Greqia ndërkohë fitoi në Finlandës 2 me 0 duke merituar vendin e dytë në grup.
Grupi B3 u mbyll me befasi. Austria së cilës i mjaftonte fitorja në shtëpi ndaj Sllovenisë për tu renditur e para, u ndal nga ballkanasit në një barazim 1 me 1 që i kushtoi kreun. Nga ky gabim përfitoi Norvegjia e cila e mbylli si kryesuese falë suksesit 5 me 0 kundër Kazakistanit, ku spikati Erling Haland me një trigolësh.