• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Franca vendos rekord absolut, Turam: Deshamp si Inzagi, tani mendjen te Juventusi

20/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Franca vendos rekord dhe lëshon kandi daturën e saj si favorite për “Euro 2024”. Edhe pse e kualifikuar prej kohësh, kombëtarja e Deshamp turpëron Gjibraltarin, duke i shënuar 14 gola. Me këtë rezultat, ata përmirësojnë jo vetëm rekordin e Gjermanisë, 13-0 ndaj San Marinos, në vitin 2006, rezultati më i thellë në eliminatoret për një Europian apo Botëror, por në të njëjtën kohë përmirësojnë edhe rezultatin e tyre më të thellë të vendosur, 10-0 ndaj Azerbajxhanit, në 6 shtator 1995.

turam

 

Më bukur se kaq ishte e pamundur, por çfarë bie në sy është fakti se edhe me Markus Turamin tashmë në formë fenomenale, Franca ka një repart të avancuar marramendës. Dhe për përmirësimin e tij, Turam, falënderon edhe punën që kanë bërë tek Interi me atë:

“Mundohem të punoj çdo ditë më fort, pasi tashmë luaj edhe në një klub madhështor si Interi, i cili më ofron që të luaj ndeshje të mëdha çdo fundjavë dhe mesjavë. Aty më kanë pritur në mënyrë fantastike. Besimin që kam ndjerë tek Interi e ndjej edhe në kombëtare, ku Deshamp më kërkon pak a shumë atë që më kërkon Inzagi.

Didië kërkon që të jem i pamëshirshëm përpara portës, të mbyll aksione, të shënoj dhe të jem deciziv, sepse e di që është edhe ajo çfarë i kërkohet një numri 9 si unë. Madje nëse doni ta dini, i pari që më ka thënë se në të ardhmen do të jem një numër 9 i fortë ka qenë Mbape. Së bashku njihemi që fëmijë, që në kohët e Klarefontein.

E ndjente se një ditë do të ishim së bashku këtu, i njeh cilësitë e mia dhe se çfarë më pëlqen të bëj në fushë. Prandaj, e gjejmë edhe shumë mirë njëri-tjetrin në fushë, siç treguam ndaj Gjibraltarit. Tani do të fokusohem te sfida me Juventusin, pasi është e rëndësishme për të gjithë interistët”, deklaroi Markus Turam.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Zbulohet misteri i klauzolës së Xabi Alonso

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.