Pasi shitën mbrojtësin portugez, Tiago Djalo, te “Bardhezinjtë” e Juventus, për shifrën e 6.5 milionë euro, tashmë “gjigantët” francezë, të Lille mund të humbasin një tjetër futbollist, kyç të skuadrës së tyre dhe do të jetë sërish një lojtar i repartit të prapavijës, duke zgjeruar edhe më shumë boshllëkun e lënë nga Djalo.
Bëhet fjalë për 18-vjeçarin e talentuar, Leny Yoro, i cili sipas raportimeve më të fundit të mediave po ndiqet më shumë kërshëri, nga “gjigantët” e Ligue 1,
Paris Saint-Germain, si dhe nga “Galaktikët” e Real Madrid, me kampionët francezë, që humbën përfundimisht shërbimet e sllovenit, Milan Skriniar, deri në fundin e sezonit, ndërsa “Los Blancos” kanë pasur pothuajse gjatë gjithë pjesës së parë të sezonit probleme me dëmtimet.
Deri më tani, Presidenti i Lille ka garantuar se nuk do të largohet më asnjë lojtar i rëndësishëm në këtë merkato vere, mirëpo një propozim prej 50 milionë eurosh mund të ndryshojë mendjen e kreut të skuadrës që renditet e pesta në Ligue 1, ku padyshim protagonist në këtë renditje është edhe Yoro, i cili deri më tani është aktivizuar në plot 35 ndeshje, ku ka arritur të shënojë në total 3 gola, 2 nga të cilat në kampionat.