• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Francezët lënë pushim disa senatorë, Enrike: PSG-ja e meriton Champions-in

10/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me titullin kampion në “xhep”, PSG-ja dhe Luis Enrike janë duke u fokusuar maksimalisht në dy finalet e tjera që do të sillnin një tripletë historike: Kupën e Francës kundër Reims më 24 maj dhe Championsin me 31 maj kundër Interit, takime tek të cilat Luis Enrike do të shkojë me ide të qarta, si për vlerën e skuadrës së tij dhe mbi të gjitha për menaxhimin e grupit në aspektin fizik dhe mental.

ENRIKE

“Jemi gati të gjithë për të bërë historinë. Edhe tifozët tanë. Nëse ekziston një skuadër që meriton të fitojë Championsin, është PSG-ja. Por shumë energji pozitive tani mund të sjellin rrezik”, tha ai.

Për këtë arsye, trajneri spanjoll ka vendosur që të mënaxhojë mirë organikën duke lënë disa ditë pushim lojtarët e rëndësishëm, si: Donaruma, Hakimi, Markinjos, Nunjo Mendesh, Paço, Ruiz dhe Vitinja.

“Duhet të shkjomë në kushtet e duhura për dy finalet. Çdo lojtar ka nevojë për një plan të personalizuar. Objektivi ishte që të ishim në garë në të gjitha kompeticionet dhe ia dolëm.

Tani pushimi është i rëndësishëm dhe lojtarët duhet që të jenë të freskët. I kemi lënë ata pushim për të qenë sa më në formë. Megjithatë duhet që të jemi kompetitivë si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje.

Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një finale Kupe apo finale Champions-i. Duhet të luajmë për fitore”, tha trajneri. Në deklaratat e tij, duket se Luis Enrike është i bindur për një fitore të PSG-së dhe në fakt ka provokuar jo pak Interin duke thënë se Barcelona meritonte të shkonte në finalen e Championsit dhe do të ishte si një ëndërr për të. Diçka që mund të shërbejë për të karikuar zikaltrit në prag të finales së madhe.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Uta Ibrahimi ngjitet në majën e tretë më të lartë në botë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.