Thursday, 21. May 2026
Sport

Franco Foda e tregon arsyen e mosftesës së Meriton Korenicës

GS 17/03/2025 1 Min. Lesezeit

Selektori Franco Foda e ka treguar sot në konferencë për shtyp mosftesën e Meriton Korenicës në Kombëtaren e Kosovës për dy ndeshjet e marsit ndaj Islandës në “play-off” të Ligës së Kombeve.

Mirëpo, trajneri gjerman i ka dhënë shpresë futbollistit të Clujit, duke paralajmëruar se mund të ftojë atë në grumbullimin e radhës.

“Fatkeqësisht nuk mund t’i ftojmë 30 lojtarë, kemi menduar t’i ftojmë vetëm 25 lojtarë, këta na kanë bindur se janë të duhurit. Në qershor i kemi ndeshjet tjera, nëse lojtari në fjalë (Korenica) vazhdon me formë të tillë, atëherë mund të ketë ftesë edhe për të”, deklaroi Foda.

Në një lidhje direkte që e bëri mbrëmë në emisionin “Favorit” në T7, Korenica e shprehu dëshpërimin e tij, por u tregua i matur dhe i durueshëm, duke thënë se do të presë ftesë në të ardhmen, ndërkohë që shokëve të skuadrës iu uroi suksese në dy sfidat e këtij muaji.

Teilen: