Tuesday, 19. May 2026
Sport

Franco Foda: Jam shumë krenar me ekipin – Qëllimi ishte të ngjiteshim në Ligën B, nga Liga B vazhdojmë më tej

GS 24/03/2025 1 Min. Lesezeit

Kosova arriti suksesin historik duke u promovuar në Ligën B të Kombeve pasi mbrëmë mposhti Islandën me rezultat 1-3.

Heroi i këtij takimi padyshim ishte Vedat Muriqi me tre golat e tij, duke bërë që Kosova ta rikthejë rezultatin pas golit të pranuar herët nga Oskarsson në minutën e dytë të takimit, transmeton lajmi.net.

Pas kësaj fitore, Kosova avancoi tutje në Ligën B me rezultat të përgjithshëm 2-5 pasi fitoi edhe duelin e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1.

Trajneri Franco Foda u shpreh i lumtur për këtë arritje.

“Qëllimi i parë ishte të ngjiteshim në Ligën Bm, nga Liga B e më tej. Sot jam shumë krenar me ekipin. Pas disavantazhit ndoqëm lojën tonë, ishim shumë aktivë në të gjitha fazat e lojës”, tha Foda.

Teilen: