Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur i kënaqur pas fitores së rëndësishme ndaj Sllovakisë, duke theksuar se ekipi i tij e ka merituar plotësisht rezultatin.
“Luajtëm mirë gjatë 90 minutave, sonte e merituam fitoren”, u shpreh Foda pas ndeshjes, duke vlerësuar paraqitjen e futbollistëve në këtë përballje vendimtare, transmeton lajmi.net.
Ai shtoi se skuadra do ta shijojë suksesin, por fokusin do ta kthejë shpejt te sfida e radhës. “Do të festojmë sonte, ndërsa nga nesër do të fillojmë përgatitjet për ndeshjen finale”, theksoi trajneri.
Në fund, Foda nënvizoi rëndësinë e kësaj arritjeje për vendin, duke deklaruar se “Kosova e meriton këtë”./lajmi.net/
Teilen: