Sulmuesi i Montpellier-it, Elye Wahi (20) ende nuk e ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm, dy javë para përfundimit të afatit kalimtar të verës.
Chelsea dukej të ishte klubi më i mundshëm për të joshur francezin dhe Wahi vizitoi strukturat e qendres sportive Cobham.
Megjithatë, RMC Sport raporton këtë të martë se 20-vjeçari po vë në pikëpyetje projektin sportiv të Bluve dhe rëndësinë e rolit që ai do të luante te skuadra e Mauricio Pochettino – duke ditur se mund te ishte thjesht nje rezerve dhe nen hijen e Nicolas Jackson si një sulmues titullar për momentin.
Chelsea nuk është i vetmi klub i interesuar për shërbimet e francezit U21. RMC Sport raporton se 20-vjeçari do të ishte i kenaqur edhe për një lëvizje te Eintracht Frankfurt.
Gazeta kupton se Eintracht është duke pritur për shitjen e Randal Kolo Muani përpara se të paraqesë një ofertë për Wahi. Megjithatë, ata mund të kenë nevojë të rrisin ofertën e tyre të pritshme prej 32 milion eurosh duke përfshirë bonuset.
Në të vërtetë, RMC Sport konfirmon – siç zbulohet nga Get French Football News – se West Ham United po synon Wahi. Hammers thuhet se kanë paraqitur një ofertë prej 35 milionë euro për Montpellier.