Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

Frattesi kërkon largimin, Interi vendos çmimin

GS 08/01/2025 1 Min. Lesezeit

Përveç problemeve në fushë, me humbjen në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Milanit që mund të lërë pasoja të rëndësishme, ka edhe probleme jashtë fushe në kampin zikaltër.

Është çështja që ka të bëjë me Davide Frattesin, i cili kërkon më shumë hapësirë ​​dhe që përmes agjentit të tij ka kërkuar shprehimisht largimin. Ndoshta drejt Romës, skuadër që ai e ëndërronte në vitin 2023.

Interi nuk mban askënd pa dëshirë, por çmimi për ta blerë lojtarin është i lartë: 45 milionë, përndryshe Frattesi do të qëndrojë deri në qershor.

Teilen: