Wednesday, 8. April 2026
Sport

Freiburg bën detyrën, merr tri pikët në transfertën e Darmstadt

GS 14/04/2024 1 Min. Lesezeit

Darmstadt bie në shtëpi ndaj Freiburg, me ndeshjen e javës së 29-të të Bundesliga që u mbyll me rezultatin 0-1.

Ndeshja vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 36’, kur Doan i asistuar nga Gregoritsch gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi miqtë në avantazh.

Pavarësisht tentativave të shumta nga ana vendasve për të barazuar, jo vetëm pjesa e parë, por e gjithë ndeshja u mbyll vetëm me këtë gol.

Pas këtij takimi Darmstadt vuan në vend të fundit me 14 pikë, teksa Freiburg renditet në vend të tetë me 39 pikë të grumbulluara.

Teilen: