“Roland Garros 2026” ka dhuruar një tjetër surprizë. Iga Swiatek i ka dhënë lamtumirën turneut në fazën e 1/8-ave pasi u mposht në dy sete (5-7,1-6) nga Marta Kostyuk.
Tenistja ukrainase shfaqi një lojë të mirë duke befasuar polaken, e cila për herë të fundit ishte eliminuar kaë herët në këtë turne gati shtatë vite më parë. Swiatek prej 2020-ës e deri më tani në “Roland Garros” të paktën kishte arritur në çerekfinale.
“Jam ende nën shok. Të mundësh një teniste si Iga është një arritje e madhe. Nuk më besohet, ajo ka fituar katër herë turneun”, tha numri 15-të i botës, së cilës iu deshën 1 orë e 39 minuta për të siguruar kalimin për më tej.
Teilen: