• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, November 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Frenkie de Jong: Kur pëson tre gola, është e pamundur të fitosh

06/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona e Hansit Flick-ut nuk shkoi më shumë se një barazim 3-3 në fushën e Club Brugge, një rezultat që nxori sërish në pah problemet mbrojtëse të skuadrës. Frenkie de Jong, një nga liderët e mesfushës katalanase, nuk e fshehu zhgënjimin pas ndeshjes: “Ishte një takim që duhej ta kishim fituar. Duhet të bëjmë shumë më mirë në çdo aspekt të lojës”.

Holandezi pranoi se Barcelona vazhdon të vuajë në kundërsulme dhe në mbulimet pasive, një mangësi që duket se po përsëritet shpesh në këtë fillim sezoni: “Jemi të brishtë në tranzicion, në presionin e lartë, në mënyrën si vendosemi pas… janë disa gjëra që nuk po funksionojnë siç duhet”, u shpreh ai me sinqeritet.

De Jong theksoi se skuadra është e vetëdijshme për dobësitë e veta dhe po përpiqet t’i korrigjojë gabimet: “Duhet t’i rregullojmë këto situata sa më shpejt. E dimë se ku po gabojmë dhe po punojmë çdo ditë për ta përmirësuar këtë aspekt”.

Sa i përket krahasimit me sezonin e kaluar, mesfushori u shpreh qartë: “Nuk mund të jetojmë me kujtimet e vjetra. Edhe atëherë nuk ishim më të mirët në Europë, as nuk fituam Championsin. Duhet të rritemi si ekip”.

Duke folur për ndeshjen, De Jong e mbylli me një analizë të prerë: “Kur pëson tre gola, është shumë e vështirë të fitosh”. Ai megjithatë gjeti vend për një notë pozitive: “Yamal ishte fantastik sonte. Ka cilësi të rralla dhe bën diferencën. Nëse vazhdon të punojë kështu, do të arrijë shumë lart.”

Next Post

“90 përqind isha i vdekur” – Basketbollisti italian përjeton rikthim të pabesueshëm pas 10 ditësh në koma

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.