• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Frikë në Madrid, kapiteni i Realit rrezikon derbin e së dielës me Atletikon

24/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reali i Madridit do të presë sonte në mbrëmje Alaveshin në “Santiago Bernabéu”, që korrespondon me javën e 7-të të La Liga-s. Skuadra e Ançelotit mundi Espanjolin të shtunën 4-1, ndoshta në ndeshjen e tyre më të mirë deri tani në këtë sezon.Dani Carvajal 060224Por suksesi kundër Espanjolit ka bërë dhe “viktima’ te Reali. Për ndeshjen kundër Alaveshit, trajneri italian nuk do të ketë të gatshëm kapitenin Dani Karvahal. Edhe pse nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim, mbrojtësi ka pasur dhimbje muskulore që do ta detyrojnë të pushojë për disa ditë.

Dje ai u stërvit individualisht në ambientet e klubit. Por shqetësimi më i madh i Realit nuk është mungesa e tij kundër Alaveshit, por pikëpyetja e tij për derbin e së dielës kundër Atletikos në “Metropolitano”. Trajneri Karlo Ançeloti ka konfirmuar në konferencën për shtyp, se mbrojtësi nuk rrezikon aspak Atletikon dhe do të jetë rregullisht në derbi.

Por në Madrid ndihet një farë shqetësimi në lidhje me gjendjen e lojtarit. Kjo pasi prej disa javësh, Karvahal po luan me disa shqetësime dhe ndoshta akumulimi i ngarkesës mund të kthehet në një problem më serioz për të.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Reagon BC Çair: Edhe një padrejtësi e radhës nga Federata e basketbollit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.