• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, October 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Frikë nga tifozët, FIFA ‘zbut’ Serbinë, i ‘fshin’ ultrasit, vetëm bileta të personalizuara

04/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

14 tetori i 10 viteve më parë është ende një kujtim i freskët në Serbi, një kaos i paprecedentë me tifozët që vendosi në rrezik jetën e lojtarëve dhe delegacionit shqiptar.

Ajo ngjarje e rendë i kushtoi Serbisë 3 pikët në tavolinë dhe -3 pikë në renditje.

10 vite më pas, drejtuesit e Federatës Serbe të Futbollit po bëjnë gjithçka që ajo ngjarje të mos përsëritet.

Image

Fillimisht i kërkuar FIFA-s dhe UEFA-s që ndeshja me Shqipërisë të s’postohej nga Beogradi në Leskovac, ndërsa së fundmi kanë vendosur që të mos nxjerrin bileta në shitje, por do të shpërndahen nga vetë Federata, një lëvizje kjo për të larguar tifozët ultras.

Në stadium, ku prezenca e tifozëve do të jetë e limituar, afro 6 mijë, biletat do të shpërndahen vetëm për komunitetin e futbollit, klubet, nxënësit e shkollave të futbollit dhe prindërit e tyre, organizatat profesionale dhe amatore të futbollit, sponsorët zyrtarë etj.

Image

Hyrja në stadium do të lejohet vetëm me bileta të personalizuara në mënyrë strikte dhe karta identiteti. “I kujtojmë publikut se në tetor 2014, ndeshja midis Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd u ndërpre, gjë që çoi në pasoja të rënda për ekipin tonë kombëtar”, lexohet ndër të tjera në reagimin e Federatës Serbe të Futbollit.

Në stadiumin e Leskovacit nuk do të ketë tifozë shqiptar, kjo pasi ky takim vlerësohet me një shkallë të lartë rrezikshmërie, me FIFA-n që do të dërgojë edhe dy oficerë sigurie.

Next Post

Barcelona i ka dy sulmues në mendje, për ta zëvendësuar Lewandowskin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.