Sunday, 26. April 2026
Sport

Frikë për kombëtaren nigeriane, avioni bën ulje emergjente pas një incidenti në ajër

GS 12/10/2025 1 Min. Lesezeit

Aeroplani i ekipit të futbollit të Nigerisë u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi pësoi një çarje në xhamin e përparmë.

“Super Shqiponjat” kishin marrë rrugën në kthim nga Afrika e Jugut, ku fituan 2-1 përballë Lesotos të premten.

Aeroplan çarter i “ValueJet Airline”, i cili ishte përdorur për të dërguar ekipin në Afrikën e Jugut javën e kaluar, u përdor përsëri për udhëtimin e kthimit.

Federata Nigeriane e Futbollit deklaroi se avioni u ndal në kryeqytetin e Angolës, Luanda, për furnizim rutinë me karburant.

Në një deklaratë, federata konfirmoi se xhami i përparmë i avionit pësoi një “çarje të rëndë” në ajër.

Kjo bëri që pilotët të kërkonin ulje emergjente 25 minuta pas nisjes  së fluturimit, me aeroplanin që u ul pa probleme në aeroportin e Luandës.

Teilen: