• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Frikë te stafi i Romës, vazhdon ulja e pagave

01/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shefja ekzekutive e Romës, Lina Souloukou ka përhapur frikë te stafi i klubit për punën e tyre, pasi që i ka dërguar email të gjithëve duke iu kërkuar të jenë të vëmendshëm për përgjegjësitë e tyre, si dhe ka kërkuar nga ta edhe CV.

“La Repubblica” ka bërë të ditur se te Roma po dëshirojnë me çdo kusht të ulin shpenzimet, për të përmirësuar financat e klubit, dhe shefja ekzekutive, Souloukou ka qenë e ashpër gjatë javëve të fundit.

Shkarkimet kanë filluar të ndodhin te Roma, ku më i fundit është shefi i komunikimeve, Luca Pietrafesa dhe stafi i klubit ka filluar të bëhet gjithnjë e më i shqetësuar për të ardhmen e tyre në kryeqytetin italian.

Souloukou i dërgoi një email të gjithë stafit të Romës të hënën, të titulluar “Rolet dhe Përgjegjësitë”, duke pyetur për punën e tyre në klub me një pyetësor dhe duke kërkuar CV-të e tyre. Disa nga stafi kanë frikë se një përgjigje e dobët mund t’i japë fund kohës së tyre te “Giallorossi”.

Spekulimet sugjerojnë se puna është duke u kryer përpara një shitje të mundshme të klubit, por Souloukou i sfidoi këto pretendime kur foli dje, duke thënë:

“Thashethemet e pabaza, Friedkins duan të qëndrojnë për ta bërë klubin të rritet më shumë”. 

Next Post

Plani i Ançelotit, kërkon sa më shpejt 80 pikë për të vënë duart te La Liga

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.