Wednesday, 29. April 2026
Sport

‘Frymëmarrje’ për Lazion, fiton thellë ndaj Genoas në ‘Marassi’

GS 29/09/2025 1 Min. Lesezeit

Lazio i Maurizio Sarrit u rikthye te fitorja pas dy humbjesh radhazi, mes tyre edhe ajo në derbi, duke mposhtur me rezultatin 3-0 Genoan në Marassi, në ndeshjen e fundit të javës së pestë të Serie A.

Bardhekaltrit shfrytëzuan dobësitë e mëdha të mbrojtjes së skuadrës së Vieira-së dhe e zhbllokuan sfidën që në minutat e para me një goditje të fuqishme të Cancellieri-t. Avantazhi u dyfishua në minutën e 30-të nga Castellanos, duke e bërë edhe më të vështirë misionin e vendasve.

Në fillim të pjesës së dytë, pas një penalltie fillimisht të akorduar e më pas të anuluar për Genoan, ishte Zaccagni ai që vulosi rezultatin final 3-0, duke i dhënë fund çdo dileme.

Me këtë fitore Lazio ngjitet ngadalë në tabelë, duke marrë frymë pas periudhës së vështirë, ndërsa Genoa mbetet e zhytur në zonën e rrezikut për mbijetesë.

Teilen: