• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fshati i Ishujve Faroe shkruan historinë në Ligën e Kampioneve. Mësoni rezultatet e sotme dhe duelet e ekipeve të mëdha në turin tjetër

02/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshjet e sotme të turit të dytë të Ligës së Kampioneve kanë dhuruar rezultate shumë interesante, ku spikat sidomos një sfidë ku është shkruar historia. Klaksvik e Ishujve Faroe është kualifikuar në turin e  tretë të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë, skuadra e një fshati me vetëm 5032 banorë.

klaksvik

Skuadra e cila në vitet e fundit ia kishte dalë të shkonte deri në play-off të Ligës së Europës, këtë herë arriti të siguronte të paktën grupet e Ligës së Konferencës, pasi eliminoi kampionët e Suedisë, BK Haken. Pas barazimit 0-0 mes skuadrave në ndeshjen e parë, sfida u mbyll në barazim edhe në të dytën, këtë herë me shifrat 3-3. Në fund, skuadra e Klaksvik u kualifikua duke triumfuar me penalti, në fushën kundërshtare, për një rezultat historik.

Me penallti u kualifikua edhe Servet e Zvicrës ndaj Gent të Belgjikës, ndërsa Makabi Haifa iu deshën kohët shtesë për të mposhtur Sherif Tiraspol.

Në turin tjetër të turneut, në garë hyjnë emra të njohur në arenën ndërkombëtare si Braga, Rejnxhërs, Olimpik Marsejë apo PSV.

REZULTATET

Astana-Dinamo Zagreb 0-2

Karabak-Rakov 1-1

Genk-Servet 2-2 (1-4P)

Haken-Klaksvik 3-3 (3-4P)

Makabi Haifa-Sherif Tiraspol 4-1

Molde-HJK 2-0

Kopenhagë-Breidablik 6-3

Gallatasaraj-Zalgiris 1-0

*Më të theksuara skuadrat e kualifikuara

TURI I TRETË

Rakov-Aris Limasol

Slovan Bratislava-Makabi Haifa

AEK-Dinamo Zagreb

Olimpija Ljubljana-Gallatasaraj

Kopenhagë-Sparta Pragë

Klaksvik-Molde

Braga-Baçka Topola

Rejnxhërs-Servet

Panathinaikos-O. Marsejë

PSV-Shturm Grac

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Uzuni vazhdon me golat edhe në këtë edicion

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.