Friday, 22. May 2026
Sport

FSHF arrin marrëveshjen, Shqipëria U-19 luan dy miqësore me Bullgarinë në qershor

GS 22/05/2026 1 Min. Lesezeit

FSHF ka arritur marrëveshjen me Federatën Bullgare të Futbollit për zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore mes Kombëtares U-19 dhe Bullgarisë U-19, në kuadër të përgatitjeve të ekipit për sfidat e ardhshme ndërkombëtare.

Kombëtarja U-19 do të luajë këto dy takime në transfertë, në “National Football Base” në Sofje, një mundësi e rëndësishme për trajnerin Fatjon Tafaj dhe stafin teknik që të testojë grupin e lojtarëve dhe të vlerësojë formën e tyre në një nivel kompetitiv.

Ndeshja e parë do të luhet më 4 qershor, në orën 18:00, ndërsa takimi i dytë është programuar më 7 qershor, në orën 10:30.

Programi i ndeshjeve

Bullgari U-19–Shqipëri U-19, 4 qershor, ora 18:00, National Football Base, Sofje

Bullgari U-19–Shqipëri U-19, 7 qershor, ora 10:30, National Football Base, Sofje

Teilen: