• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FSHF bën njoftimin, të hënën zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme

23/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Federatës Shqiptare të Futbollit do të zhvillojë punimet të hënën më datë 27 maj 2024 në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së  miratoi në mbledhjen e fundit materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të FSHF-së dhe çdo gjë është gati për punimet që do të mbahen të hënën në “Shtëpinë e Futbollit”. Në të marrin pjesë të gjithë delegatët dhe anëtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët janë njohur ndërkohë me materialet dhe çështjet që do të shqyrtohen në këtë mbledhje.

Në Asamble do të diskutohet raporti i aktivitetit të FSHF për vitin 2023, që përmban aktivitetet që nga Asambleja e Përgjithshme e mëparshme, do të prezantohet bilanci i konsoliduar dhe pasqyrat e fitimit dhe humbjes, si edhe raporti i auditorëve të pavarur dhe të jashtëm e miratimi i pasqyrave financiare të audituara për vitin 2023 .

Gjithashtu do të shqyrtohet edhe buxheti për vitin financiar 2024 si edhe do të emërohen audituesit e pavarur dhe të jashtëm me propozim të Komitetit Ekzekutiv për auditimin e pasqyrave financiare te vitit 2024.

Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë legjislativ i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe në bazë të statutit të miratuar nga anëtarët, Asambleja e Zakonshme thirret për zhvillimin e punimeve një herë në vit. /FSHF

Next Post

‘Goditje’ e madhe për Premier League, një tjetër futbollist i njohur nën hetime për bastet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.