Thursday, 15. October 2026
Sport

​FSHF cakton katër stadiumet që do të presin Euro 2027 për grupmoshat U21

GS 15/10/2026 1 Min. Lesezeit

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka përcaktuar katër stadiumet që do të presin ndeshjet e Kampionatit Evropian të futbollit për grupmoshat U21, i cili do të zhvillohet në Shqipëri nga 16 qershori deri më 3 korrik 2027.

Sipas njoftimit të FSHF-së, ndeshjet e këtij kompeticioni do të zhvillohen në tri qytete: Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.

Në kryeqytet do të jenë në dispozicion dy stadiume, “Air Albania” dhe “Arena e Demave”, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen gjithashtu në “Elbasan Arena” në Elbasan dhe në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Përmes këtij organizimi, Shqipëria do të jetë nikoqire e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të futbollit evropian për të rinj, duke mirëpritur talentet e së ardhmes së futbollit kontinental.

Teilen: