• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FSHF Cup/ Kastriotët mposhtin në finale ATS për trofeun e parë sezonal

12/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kastriotët janë shpallur kampion të FSHF Cup, pasi triumfuan në finale ndaj ATS me rezultatin 2-3. Sfida e zhvilluar mbrëmjen e të hënës në Kompleksin “Football Republic” ishte e luftuar deri në sekondat e fundit dhe dhuroi emocione të shumta.

Sfida nisi më mirë për Kastriotët që zhbllokuan takimin që në minutën e 8-të me Ergys Sorrën. Kaq mjaftoi për pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë sërish Kastriotët gjetën rrugën e rrjetës dhe dyfishuan rezultatin me të njëjtin lojtarë, Ergys Sorra.

Në minutat në vijim, ATS ngushtoi diferencën me Lorenc London, por Kastriotët shënuan edhe të tretin me Jahmir Hykën.

Në fundin e takimit ATS shënoi edhe golin e dytë me Xhuljano Reçin duke rihapur takimin por pa sukses pasi gjithçka përfundoi 2-3 për Kastriotët, që fituan FSHF Cup për herë të parë në histori.

Në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia e rastit me Drejtorin e Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demneri dhe specialistin e këtij sektori, Igli Mumajesi, të cilët i dorëzuan ekipit fitues medaljet dhe trofeun e FSHF Cup. /FSHF

Next Post

Arsenali kërkon përmbysjen ndaj Portos, publikohen formacionet zyrtare të sfidës në Londër

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.