• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FSHF fiton në CAS betejën me KOKSH

19/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

GJykata i Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë ka marrë së fundi një vendim në lidhje me asamblenë e jashtëzakonshme zgjedhore të KOKDH, më 10 janar 2021.

Në atë asamble u vendos shkarkimi i Viron Bezhani nga posti i presidentit dhe zgjedhja e Fidel Ylli dhe drejtuesve të rinj.

FSHF kishte dalë kundër vendimeve të kësaj asambleje dhe çështja përfundoi në CAS të Lozanës, që është shprehur në favor të Federatës Shqiptare të Futbollit. Kjo e fundit ka publikuar vendimin e marrë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, që e bën asamblenë e 10 janarit të pavlefshme.

Ja vendimet e CAS të Lozanës

1-Vendimet e Asamblesë së KOKSH shpallen të pavlefshme: CAS ka shpallur të pavlefshme vendimet e marra në Asamblenë e Jashtëzakonshme të KOKSH e cila kishte miratuar statutin e ri. Kjo përfshin ndryshimet në statutin e KOKSH shkarkimin e Presidentit dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj të komisionit të verifikimit.

2-Parregullsi Procedurale: CAS konstatoi se KOKSH nuk njoftoi siç duhet FSHF-në për asamblenë dhe lejoi pjesëmarrjen dhe votimin e personave që nuk ishin anëtarë. Këto veprime shkelën procedurat e përcaktuara dhe të drejtat e FSHF-së si federatë anëtare.

3-Mbrojtja e të drejtatve të FSHF-së: Duke përmbysur vendimet e asamblesë, CAS ka vendosur në vend të drejtat e FSHF-së për të marrë pjesë dhe për t’u njoftuar rregullisht për asambletë e KOKSH, duke siguruar përfaqësim dhe vendimmarrje të drejtë.

4-Rimbursim Financiar: KOKSH është urdhëruar të paguajë 4,000 CHF për shpenzimet ligjore të FSHF-së dhe të mbulojë 90% të kostove të arbitrazhit, duke reflektuar rëndësinë e shkeljeve procedurale.

Next Post

Ballkani mëson kundërshtarin e rrethit të dytë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.