Tuesday, 5. May 2026
Sport

FSHF-ja e zyrtarizon, shtyhet ndeshja e javës së parë në Superiore

GS 20/08/2025 1 Min. Lesezeit

Teuta ka pranuar kërkesën e Dinamos, për të shtyrë ndeshjen e javës së parë në Superiore. Vetë FSHF e ka zyrtarizuar agjendën e re.

Durrsakët do e presin Dinamon në stadiumin “Niko Dovana”, më 5 shtator ora 17:00. Shkak për ndryshimin e agjendës është bërë angazhimi i dinamovitëve në Evropë.

Skuadra e Ilir Dajës përfaqëson Shqipërinë në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës. Dinamo luan shanset për një biletë në grupet e Evropës.

Teilen: