Monday, 4. May 2026
Sport

FSHF-ja: Ismajli e Van Dijk, të vetmit që nuk u dribluan

GS 12/01/2024 1 Min. Lesezeit

Federata Shqiptare e Futbollit e futbollit të premten ka shkruar për një të arritur të jashtëzakonshme të qendërmbrojtësit Ardian Ismajli.

27-vjeçari Ismajli që luan me Empolin në elitën e futbollit italian, në edicionin aktual ka zhvilluar 15 ndeshje në Serie A dhe në Kupën e Italisë.

“Ardian Ismajli dhe Virgil van Dijk i Liverpoolit, sipas Sofascore, janë dy mbrojtësit që nuk janë dribluar asnjëherë gjatë sezonit 2023/24 në pesë ligat kryesore të Evropës”, ka shkruar FSHF-ja në faqen zyrtare.

Ismajli me Empolin janë në vendin e parafundit në Serie A të Italisë me 13 pikë në 19 ndeshje dhe po luftojnë për mbetje në elitë.

Teilen: