Federata e Futbollit do të mbështesë organizimin e një turneu të veçantë futbolli për fëmijët në Luginën e Preshevës, që do të zhvillohet nga data 24 deri më 28 korrik në Preshevë.
Ky aktivitet sportiv në bashkëorganizim me Shoqatën Sportive “Lëvizja” në Preshevë, është i hapur për të gjithë fëmijët e shkollave të futbollit “Lugina”, “Qendra Sportive” -Preshevë, “Tërnoci”, “Besa”, si dhe për fëmijët nga diaspora shqiptare.
Turneu do të realizohet në bashkëpunim me Komunën e Preshevës dhe Bujanocit.
FSHF do të kontribuojë me mbështetje materiale dhe financiare, për të mundësuar një organizim sa më dinjitoz të këtij eventi që ka në fokus zhvillimin e futbollit bazë dhe përfshirjen e fëmijëve të Luginës në aktivitete sportive.
Në fazën finale të turneut do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Federatës, Armand Duka.