• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FSHF publikon pamjet, Sylvinho me mesazh të fortë pas ndeshjes me Letoninë: Bravo çuna, këtë dua të shoh!

15/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata Shqiptare e Futbollit publikoi sot pamje ekskluzive nga dhomat e zhveshjes së Kombëtares pas sfidës me Letoninë, ku trajneri Sylvinho u foli lojtarëve me tone motivuese dhe një ndjesi të fortë solidariteti.

Tekniku brazilian i nisi fjalët e tij duke u kërkuar ndjesë futbollistëve që nuk patën mundësi të aktivizoheshin, duke theksuar se e kupton plotësisht frustrimin e tyre.

“Çuna, ishte një ndeshje shumë e vështirë. Urime të gjithëve, keni bërë shumë mirë. Kjo është rruga jonë dhe nuk ka tjetër! Më vjen keq nëse dikush nuk luan, e di që është ndjenjë e shëmtuar. Edhe Marashi që hyri për pak minuta, e ndjej shumë mirë se kam qenë vetë futbollist. Por bravo, faleminderit për qëndrimin tuaj,” – u shpreh Sylvinho.

Trajneri vlerësoi gjithashtu frymën e grupit dhe mbështetjen që lojtarët e stolit i dhanë shokëve në fushë. “Kur Asllani mori përsipër penalltinë, pashë gjithë skuadrën në pankinë, pashë Dakun e Hoxhën pranë vijës së fushës. Kjo është ajo që dua të shoh, skuadër që mbështet njëri-tjetrin. Bravo çuna, tani nuk e kemi më këtë problem. Punë shumë e mirë!”

Pamjet e shpërndara nga FSHF tregojnë edhe një herë atmosferën e ngrohtë dhe të bashkuar në grupin kuqezi, ku mesazhi kryesor i Sylvinhos mbetet i qartë: sakrifica dhe uniteti janë rruga e vetme drejt suksesit.

Next Post

Paqarada lëndohet rëndë, këput ligamentin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.