Dita e sotme për Myrto Uzunin është shumë e veçantë.
Sulmuesi i kombëtares feston 29-vjetorin e tij të lindjes dhe urimet për të janë të shumta.
FSHF nuk ka harruar dhe ka uruar beratasin në këtë ditë të veçantë. Federata i uron sa më shumë suksese në jetë dhe karrierë.
“Sot feston ditëlindjen e 29-të sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni!
Familja e madhe e futbollit shqiptar i uron gjithçka të mirë në jetë dhe karrierë!
Gëzuar ditëlindjen Myrto!”, ka shkruar FSHF-ja.
Kujtojmë se Uzuni ka mbetur jashtë listës së Sylvinhos për Euro 2024. Lënia jashtë e tij ka shkaktuar shumë reagime. Një zgjedhje taktike e brazilianit për ta lanë jashtë sulmuesin, i cili ka qenë një pikë kyçe në kualifikuese me kuqezinjtë.