Tuesday, 19. May 2026
Sport

FSHF vazhdon traditën e angazhimit të trajnerëve nga Italia

GS 19/05/2026 2 Min. Lesezeit

Po vazhdon tradita e angazhimit të trajnerëve italian në stolin e Kombëtares së Shqipërisë.

Pas emrave si Giuseppe Dosena, Gianni De Biasi, Christian Panucci e Edy Reja, tashmë drejtimin e kuqezinjve e ka marrë Rolando Maran.

Maran ka firmosur kontratë dyvjeçare me Federatën Shqiptare të Futbollit, ndërsa në krye të Shqipërisë do të debutojë në miqësoret me Izraelin dhe Luksemburgun, që luhen më 3 dhe 6 qershor.

Italiani 62-vjeçar ka zëvendësuar Sylvinhon, duyke vazhduar kështu lidhjen e fortë historike mes Shqipërisë dhe shkollës italiane të trajnerëve.

Kështu, Maran bëhet trajneri i pestë italian në historinë e kombëtares shqiptare, me Dossenan që ishte i pari në vitin 2002.

Dossena qëndroi vetëm dy ndeshje në krye të Shqipërisë, duke u zëvendësuar me De Biasin që ishte në postin e selektorit prej vitit 2011 deri në vitin 2017, ku edhe arriti kualifikimin historik në “Euro 2016”.

De Biasi udhëhoqi Shqipërinë në 52 ndeshje, ndërsa pas tij erdhi Panucci që u largua pas 15 ndeshjeve apo gati dy vjetëve, dhe u zëvendësua me Rejan që po ashtu nuk qëndroi për dy vjet të plota duke regjistruar 38 ndeshje.

Tani, koha është pë Rolando Maranin, i cili javën e ardhshme mbanë grumbullimin e parë me futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë.

Teilen: