Taulant Seferi është bërë protagonist për keq në sfidën e ditës së sotme që Bodrumspor po zhvillon në transfertë me Kasimpasa.
Sulmuesi i Kombëtares është ndëshkuar me karton të kuq në këtë sfidë, duke lënë të tijtë me 10 lojtarë.
Seferi mori kartonin e dytë të verdhë dhe në këtë mënyrë doli me të kuq.
Për herë të parë u ndëshkua në minutën e 22-të të sfidës, ndërsa kartonin e dytë të verdhë e mori në minutën e 45+4 të pjesës së parë, pas një ndërhyrje të patolerueshme ndaj kundërshtarit, me gjyqtarin që nuk e “fali” aspak ish-in e Tiranës.
Siç duket ftesa e Kombëtares për 27-vjeçari ka marrë për “keq”, pasi sulmuesi “skuqet” para sfidave të Nations League që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Çekisë më 11 tetor në orën 20:45 dhe ndaj Gjeorgjisë 3 ditë më vonë në orën 18:00.