Friday, 22. May 2026
Sport

Ftesë nga Bolonja për talentin e akademisë, Elbasani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes

GS 10/03/2025 1 Min. Lesezeit

Armir Boriçi do të provohet te Bolonja. Elbasani ka pranuar ftesën për bashkëpunim, që klubi italian dërgoi për talentin 16-vjeçar.

Screenshot 2025-03-10 205032

“Në bashkëpunimin zyrtar midis AF Elbasani dhe Bologna FC njoftojmë ftesën nga klubi italian për lojtarin e akademisë verdheblu Armir Boriçi. 16 vjeçari Boriçi do të niset drejt qytetit italian me ftesën për tu provuar në ekipin e akademisë së Bologna FC”, shkruhet nga klubi i Elbasanit.

Kujtojmë se gjatë këtij sezoni, Boriçi ka marrë minuta në vetëm një ndeshje të Kupës për Elbasanin. 16-vjeçari u aktivizua në fitoren ndaj Ilirisë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: