Fenerbahce ka marrë fitoren e tretë rresht në Superligës turke, pas fitores 1-0 ndaj Besiktas, në derbin e madh të Stambollit, i vlefshëm për javën e 28-të.
Përgjithësisht ishte një lojë e barabartë dhe e kujdesshme nga të dyja ekipet. Në minutën e 56-të, Fenerbahce gjen golin me Gokhan Sazdagi, por u anullua për pozicion jashtë loje. Sfida u zhbllokua vetëm në mintuat shtesë të pjesës së dytë. Arbitri kryesor i takimit jep 8 minuta shtesë. Pikërisht në fund, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe faullit të Emmanuel Agbadou ndaj Dorgeles Nene, Fenerbahce fiton penallti, e cila konfirmohet edhe nga VAR.
Godet Kerem Akturkoglu, topi përfundon në rrjetë. Për Besiktas nuk ka më kohë të reagojë. Fenerbahce fiton 1-0 dhe tani renditet në vendin e dytë me 63 pikë, një pikë më pak se Galatasaray kryesues, që u mposht dje 2-1 nga Trabzonspor, që po ashtu ka 63 pikë.
Kristjan Asllani luajti si titullar në derbi për 67 minuta dhe u zëvendësua nga shqiptari tjetër i Besiktas, Milot Rashica.