• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fundi i karrierës unike të “gjigantit”: Njeriu që bëri 51 transferime dhe luajti në 42 klub

05/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jefferson Louis (46), sulmuesi nga Dominica, ka përfunduar zyrtarisht një nga karrierat më të veçanta dhe më jetëgjata në historinë e futbollit anglez. Megjithëse nuk është i njohur për arritje të mëdha në fushë, por historia e tij mbetet unike dhe frymëzuese.

Louis debutoi për Risborough Rangers në vitin 1996 kur ishte vetëm 17 vjeç, duke nisur një udhëtim të jashtëzakonshëm që përfshiu 51 transferime dhe 28 vite të luajtura në nivelet më të ulëta të piramidës së futbollit anglez. Ai njihet për faktin që nuk qëndroi gjatë në asnjë klub, duke ndërruar skuadër pothuajse çdo gjashtë muaj.

Pavarësisht numrit të madh të transferimeve, Louis nuk e braktisi kurrë futbollin anglez. Përveç disa angazhimeve me klubet uellsiane Wrexham dhe Newport – që gjithsesi garojnë në ligat angleze – ai luajti gjithmonë brenda futbollit britanik.

Në mesin e shumë ekipeve, Louis veshi fanellën e Oxford United, Wrexham, Bristol Rovers, Crawley, Lincoln, Newport dhe shumë të tjera.

Ai e përfundoi karrierën e tij te Thame United, ku luajti disa herë si lojtar dhe trajner. “Një djalë i ri që kishte një ëndërr, dhe unë e bëra realitet. Është koha ta kaloj stafetën. Të mbush 46 vjeç është diçka për të cilën jam jashtëzakonisht krenar. Tani duhet të shijoj gjëra të reja”, deklaroi Louis për BBC-në.

Edhe pse rrallë e ka parë fushën gjatë dy viteve të fundit, Louis kishte vendosur që të mos tërhiqej menjëherë nga loja. “Po i lë këpucët në dollap, nuk do të luaj më. Do të rri dhe do t’u tregoj djemve se çfarë të bëjnë në stërvitje, por do të bëj një pushim nga të luajturit”, nënvizoi ai.

Jefferson Louis është një tifoz i zjarrtë i Arsenalit dhe një nga ëndrrat e tij më të mëdha u realizua më 2003, kur luajti kundër klubit të fëmijërisë së tij në raundin e tretë të Kupës FA me Oxford United në stadiumin legjendar Highbury.

Next Post

Mësohen gjysmëfnalet e Roland Garros 2025

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.