David De Gea largohet zyrtarisht nga Mançester Junajtidi. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.
Portierit spanjoll i kishte skaduar kontrata më 1 korrik dhe për këtë arsye negociatat për rinovimin kishin ngecur prej ditësh.
Pas 12 vitesh ai largohet nga Mançesteri, me një titull Premier Lige, një Europa Ligë dhe dy Kupa Karabao.
Tani Junajtid do të përpiqet të mbyllë marrëveshjen me Interin dhe të sjellë Andre Onanën i cili pritet të largohet nga klubi një vit pas mbërritjes së tij në Itali.
PANORAMASPORT.AL