• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fundi i një epoke! Marko Rojs i jep lamtumirën zyrtarisht Borusia Dortmundit

03/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Borusia Dortmund ka bërë zyrtare sot atë që të gjithë pritnin, lamtumirën e Marko Rojs. Sulmuesit i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni dhe klubi ka vendosur që të të mos rinovojë me 34-vjeçarin.

marko rojs

Klubi publikoi videon në të cilin futbollisti, nga tribuna e “SIgnal Iduna Park”, shpjegoi vendimi që është marrë për ndërprerjen e bashkëpunimit pas 12 vitesh të kaluara si pjesë e tij.

“Të dashur tifozë të Borusias. Unë kam qenë në gjendje që të luaj në këtë stadium shumë të bukur për 12 vite. I kam kushtuar gjysmën e jetës time këtij klubi. me të mirat dhe të këqijat. Sipas mendimit tim, kishte më shumë të mira. Klubi dhe unë kemi vendosur tashmë që të mos zgjatim kontratën”, shpjegonte Rojs në videon emocionuese për tifozët e Borusias, për të cilët ai ka qenë një idhull i vërtetë në këto vite.

Rojs pritet të largohet si lojtar i lirë gjatë verës, por parashikohet që në të ardhmen të kthehet në një funksion tjetër në radhët e klubit, kur të ketë vendosur të largohet nga fushat e lojës. Rojs ka fituar 2 herë Kupën e Gjermanisë me Borusia Dortmund, por nuk ia doli të shpallej asnjëherë kampion me të. Sipas informacioneve në mediat gjermane, ai ka marrë oferta konkrete nga klubet në SHBA.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Klubi i njohur holandez afër zhdukjes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.