• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fundjavë e zjarrtë në Seria A, e diela sjell 3 superndeshje në Tring

14/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa lufta për titull po kristalizohet, kjo fundjavë në arenat italiane dhe në Tring Sport mirëpret 3 superndeshje.

WhatsApp Image 2025-03-14 at 18.27.39

Të dielën, përkatësisht në orën 15:00, 18:00 dhe 20:45, kampionati italian do të dhurojë spektakël.

Bologna – Lazio, Fiorentina Juventus dhe kryesfida Atalanta – Inter do të shndërrohen në magnet për tifozët që do të mbushin stadiumet dhe sigurisht edhe për tifozët shqiptarë aq shumë të apasionuar pas futbollit italian, të cilin e ndjekin ekskluzivisht të paktën deri në vitin 2029 në Tring Sport.

WhatsApp Image 2025-03-14 at 18.27.52

Beteja nuk ka qenë kurrë më e luftuar, pasi rruga drejt titullit është duke u qartësuar, mes konfirmimesh apo surprizash.

Secili ekip ka një mision, të ngrejë trofeun, të shpëtojë sezonin apo të sigurojë Zonën Champions. Dhe për Zonën Champions, “bardhezinjtë” torinezë udhëtojnë të dielën drejt Toskanës me synimin e qartë, ku i presin vendasit luftarakë.

WhatsApp Image 2025-03-14 at 18.28.08

Edhe Bologna e Lazio ndeshen po të dielën për të njëjtin synim, sigurimin e disa pikëve shumë të vlefshme që i afrojnë me ëndrrën Evropiane.

Ndërkohë, supersfida e kësaj jave, luhet po mbrëmjen e kësaj të diele të zjarrtë “alla italiana”. Në 20:45, në Bergamo, me vetëm 3 pikë diferencë në krye të renditjes, “ziklatrit” e Inzaghit dhe “La Dea” e Gasperinit, mes të cilëve edhe yjet shqiptarë Gjimshiti dhe Asllani, luajnë ndeshjen që mund të përcaktojë fatin e titullit.

WhatsApp Image 2025-03-14 at 18.28.22

Futbolli italian është magjik dhe sa më shumë i afrohemi zonës së nxehtë kur do të përcaktohen triumfuesit, aq më të mëdha bëhen emocionet.

Emocione që përjetohen të plota vetëm dhe ekskluzivisht në Tring Sport, platformën më të madhe sportive në vend.

WhatsApp Image 2025-03-14 at 18.28.34 (1)

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Silvinjo pret dritën jeshile, trajneri i Evertonit jep lajmin e shumëpritur për Armando Brojën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.