• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, October 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fundjavë perfekte për sulmuesit e Shqipërisë, pesë prej tyre shënojnë gola

25/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Legjionarët kuqezi kanë mbyllur një tjetër fundjavë pozitive, teksa një pjesë e tyre kanë bërë paraqitje fantastike dhe kanë shënuar edhe gola.

Sokol Cikalleshi ishte protagonisti kryesor me dy gola të shënuar në sfidën që Konyaspor fitoi 2-0 ndaj Kayserispor. Cikalleshi realizoi dy herë nga pika e bardhë e 11 metrave dhe u vlerësua si më i miri i ndeshjes me notën 8, nga sajti i specializuar për statistika sofascore.

Taulant Seferi gjeti sërish rrugën e rrjetës në Emiratat e Bashkuara Arabe. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një penallti në pjesën e dytë dhe skuadra e tij Bani Yas fitoi 2-1 ndaj Ittihad Kalba.

Edhe Arbnor Muja gjeti rrugën e rrjetës këtë fundjavë. Sulmuesi kuqezi realizoi një gol të bukur në fundin e pjesës së parë për skuadrën e Antwerp. Në fund sfida ndaj Westerlo përfundoi 2-2.

Te goli pas një kohe të gjatë u rikthye edhe Anis Mehmeti. Mesfushori kuqezi realizoi golin e dytë për Bristol City, që fitoi ndaj Hull City me rezultatin 3-2.

Rey Manaj vazhdon formën e mirë, teksa ishte sërish protagonist, këtë herë në sfidën Sivasspor – Istanbulspor, që përfundoi 1-0. Manaj shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 86-të dhe i dhuroi fitoren skuadrës së tij.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Elhan Kastrati, Berat Gjimshiti, Frederic Veseli, Ylber Ramadani dhe Armando Broja, ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami.

Next Post

Në kërkim të një trajneri, Besiktas nis kontaktet me ish-ët e Barcelonës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.